"Dita e të moshuarve", Bashkia e Tiranës siguron transport falas për pensionistët
Të gjithë të moshuarit që do të përdorin transportin publik në kryeqytet të enjten do të udhëtojnë falas. Bashkia e tiranës ka menduar që të paktën në ditën ndërkombëtare të tyre të ofrojë transport pa para. Nje tjeter nismë lidhet me vendosjen e 100 stolave të rinj në parqe.Erka Mato, Këshilltare e Bashkisë së Tiranës: “Në ditën e të moshuarve ne kemi ndërmarrë disa nisma dhe iniciativa për t’ju gjendur atyre sa më pranë. Një ndër to është vendosja e mbi 100 stolave në parqet e rehabilituara të kryeqytetit në mënyrë që ato të shpenzojnë kohë me nipërit me mbesat e me njëri-tjetrin. Një ndër nismat e tjera është dhe sigurimi i transportit publik falas për ditën e enjte. Të gjithë personat që kanë mbushur moshën e pensionit duke pasur parasysh që ato do të kenë me vete librezën e pensionit dhe kjo vlen vetëm për të gjithë autobuzët e linjës Tiranë “Për ata që ritet ditore i nisin me nje kafe bashkia mendon t’u drejtohet bizneseve me nje apel per t’ua ofruar këtë shërbim falas.