Sekuestrohen 62 kg kokainë e marijuanë, mes 19 të arrestuarve shqiptarë
Dy banda, njëra shqiptare dhe tjetra italo-shqiptare, të trafikimit të kokainës dhe marijuanës janë shkatërruar nga Guarda di Finanza e Breshias në Itali.Operacioni përfshiu krahinat e Breshias, Bergamos, Ferraras, Milanos dhe Bolcanos ku janë shpërndarë 19 urdhër-arreste.Banda shqiptare e kishte shtrirë aktivitetin e saj në provincat e Breshias dhe Bolcanos.Në operacion morën pjesë 100 forca policie - Operacioni i Policisë së Breshës kishte nisur hetimet qysh në muajin tetor të vitit 2013. Nën pjesëmarrjen e 100 trupave policore u bë e mundur sekuestrimi i rreth 40 kg kokainë e 22 kg marijuanë me një vlerë tregu prej 4 milionë euro.Kokaina nga Amerika e Jugut - Hetimet e policisë italiane kanë vërtetuar se kokaina e trafikuar nga këto dy organizata kriminale vinte nga Amerika e Jugut ndësa marijuana trafikohej nga Shqpëria e nga Afrika e Veriut. Lënda narkotike ruhej fillimisht në një garazh në komunën e Fleros në provincën e Breshës, më pas trapsortohej drejt Bolzanos ku fshihej në pyjet e Glaniniger Wegam deri në pritje të trafikimit.Në garazhd përvec lëndës narkotike u sekuestruan dhe armë, municione e instrumenta të përdorura për konfeksionimin e përgatitjen e lëndës narkotike.Marijuana u gjet në zonat malore të Bolcanos - Dy thasë me marijuanë, përkatësisht 4 dhe 13 kg u gjetën dhe sekuestruan në zonat malore të Bolcanos. Një grumbull i tretë me 5 kg marijuanë, sëbashku me 700 gram kokainë , e dy pistoleta u gjendën në një garazh në të njëjtën zonë.Kur nisën hetimet?Hetimi e kishte origjinën nga sekuestrimi i 35 kilogramëve kokainë në shkurt të vitit 2014 në një provincë të Breshias, substancë që i përkiste shtetasit shqiptar me inciale S.S. 48 vjeç, sipas autoriteteve italiane. Në atë kohë u arrestuan 6 persona, 3 shqiptarë e 3 italianë.Kjo ngjarje pasoi me arrestimin në flagrancë të 7 personave të tjerë, 5 shqiptarëve dhe 2 italianëve, pas sekuestrimit të 4 kg kokainë të tjera.Në shtator të po të njëjtit vit, në dy raste të ndryshme, u arrestuan në Breshia tre shtetas të tjerë shqiptarë.
/Oranews.tv/