Panairi "Work and Study", Jakaj: Mundësi reale punësimi

Panairi  "Work and Study" çel edicionin e tij të 6. Qytetarët mund ta vizitojnë atë për t’u njohur me oferta punësimi nga bizneset ndërsa të rinjtë mund të shohin si një mundësi studimi brenda apo jashtë vendit.Kreu i dhomës së tregtisë dhe industrisë në Tiranë, Nikolin Jakaj, tha se këtë vit marrin pjesë dhjetra bizese, universitete dhe agjensi punësimi.Nikolin Jakaj: “Edicioni i 6 i këtij panairi ku kemi 40 kompani pjesëmarrëse në këtë event, 17 prej të cilave agjenci punësimi. Shqipëria i ka mundësitë e potencialet reale për të mundësuar një ekonomi dhe një proces të zhvillimit të saj”Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, tha se së shpejti në parlament do të ketë 3 ligje që rregullojnë arsimin profesional.Blendi Klosi: “Paraqesim ligjin për arsimin profesional për të pasur mundësinë për të rregulluar me ligj raportet ndërmjet arsimit profesional, mënyrën si funksionon dhe si lidhet me tregun e punës. Ky ligj do të jetë për ata zanatçij që jetojnë me punë të denjë dhe një ligj që është shumë i rëndësishëm, ai i nxitjes së punësimit”.Sipas të dhënave të Dhomës së Tregtisë, panairi i një viti më pare, “Work and Study” ofroi 3646 mundësi punësimi. panairi r  /Oranews.tv/