Tahiri: " Shqipëri-Serbi" të mos cënohet nga asnjë akt i paligjshëm
Kur na ndajnë tetë ditë nga përballja “Shqipëri- Serbi” e vlefshme për elimantoret e Europianit 2016, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri udhëtoi sot drejt qytetit të Elbasanit për të zhvilluar një takim me drejtuesit e strukturave të policisë.Takimi në të cilën do të koordinohen masat për mbarëvajtjen e ndeshjes që do të luhet në “Elbasan Arena” u mbajt pa praninë e medias.Pas takimit Tahiri deklaroi se Kryeministri ka ngritur një grup pune për masat për ndeshjen Shqipëri-Serbi dhe bëri apel që "ndeshja të mos cënohet nga asnjë akt i paligjshëm". "Ditën e ndeshjes të tregojmë vlerat e shoqërisë sonë" u shpreh Tahiri.Në takim ishte drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, prefekti i Elbasanit, Arben Kamami si edhe drejtori policisë së qarkut Elbasan Alfred Cepe.Serbia sjell me vete kuzhinierin e vetNdërkohë në sinkron me Federatën Shqiptare edhe Federata Serbe e Futbollit ka marrë masat në lidhje me ndeshjen e 8 tetorit, por këto masa kanë të bëjnë me kuzhinën, pasi tashmë në Shqipëri ndodhet kuzhinieri i kontraktuar nga kjo federatë i cili do të monitorojë ushqimin që do i serviret lojtarëve./Oranews.tv/