Emigrantët nga Siria? Rama: Nëse vijnë na gjejnë të përgatitur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2015, 12:17
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur për një mundësi të kalimit të emigrantëve nga Shqipëria.Në një intervistë për agjencinë Reuters, kreu i ekzekutivit shqiptar ka deklaruar se nësë emigrantët do të vijnë në Shqipëri, vendi ynë do të jetë i përgatitur edhe pse kjo varet nga dendësia e tyre."Ka një mundësi shumë të lartë që me ardhjen e dimrit dhe me vështirësitë e tjera ... ata të mund të lëvizin në një tjetër kanal. Ju nuk do të na gjeni të papërgatitur, por kjo varet edhe nga dendësia e fluksit të refugjatëve.", deklaroi Rama.