Flamuri palestinez ngrihet sot në OKB
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2015, 11:58
Flamuri palestinez do të ngrihet sot për herë të parë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.Udhëheqësi palestinez, Mahmud Abbas, e përshkroi këtë si “një ditë emocionale dhe krenare”.Këtë muaj Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi mocionin për ngritjen e flamurit palestinez dhe atij të Vatikanit.Izraeli kritikoi veprimin dhe së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe gjashtë vende të tjera, votuan kundër./Oranews.tv/