Italia e shqetësuar, është rikthyer fluksi i minorenëve shqiptarë

Rikthehet fluksi i minorenëve shqiptarë që emigrojnë nga Shqipëria drejt Italisë.Strukturat e shërbimeve të mikpritjes e asistencës së emigrantëve minorenë të pashoqëruar në disa qytete si Torino, Bologna, Savona, Rimini, etj kanë dhënë alarmin se nëse për disa muaj numri i minorenëvë me origjinë shqiptare në Itali ishte reduktuar, gjatë javëve të fundit është shënuar një fluks i ri i tyre.Bolonja- Drejtuesja e Kompanisë së shërbimeve e mbrojtes sociale të qytetit të Bolonjës, Elisabeta Scocanti gjatë inagurimit të një qëndre të re për strehimin e tyre, konfirmoi se fluksi i minorenëve shqiptarë dhe pse një fenomen i njohur në këtë qytet e që për disa muaj ishte reduktuar, ka rinisur përsëri."Ka disa javë që ky fluks është rikthyer,- deklaroi ajo-  Eshtë një fenomen që shfaqet me valë, i pashpjegueshëm e i pa parashikueshëm për ne."Asistentët socialë që operojnë në këëtë fushë shpjegojnë se "ndoshta në Shqipëri qarkullojnë zëra se në Bolonja të sistemojnë mirë e familjet e origjinës i nisin fëmijët e tyre për t'i dhënë një mundësi jete; studimi e pune.Prej dhjetorit të vitit 2014, këshilltarja e Ministrisë së Politikave Sociale, Amelia Frascaroli, ka shprehur shqetësimin e këtij fenomeni duke organizuar në Shqipëri një tryezë teknike pune e një fushatë për të parandaluar këtë prurje."Po funksionoi vetëm për pak kohë, deklaroi ajo. Tashmë ky fluks ka rinisur e duhet një ndalim i ri për ta. Për këtë qëllim po planifikojmë në Romë një ndërhyrje të re në Shqipëri."Torino- Një situatë e ngjashme shfaqet në qytetin e Torinos, ku ndër 261 minorenë emigrantë të pashoqëruar në këtë qytet, ata me origjinë shqiptarë janë 22, duke u renditur të dytët në numër pas 98 egjiptianëve minorenë.Nënkryetarja e Bashkisë së Torinos, ka deklaruar për mediat italiane "se në 8 strukturat e asistencës për emigrantët minorenë të pashoqëruar deri më sot nuk ka mbërritur asnjë minor me origjinë siriane.Shumica e minorenëve udhëton me familjet në Torino e më pas prezantohen të vetëm në këto qëndra, të adresuar nga dikush tjetër që ka mbërritur para tyre."Shteti italian paguan 45 euro në ditë për çdo minoren e shtimi i numrit të tyre gjatë muajve të fundit ka sjellë problemin e mospërballimit të fondeve.Savona- Alarmi mbi një emergjencë humanitare ndaj emigrantëve minorenë të pashoqëruar në Itali e kanë dhënë dhe mediat lokale të provincës së Savonës, të cilat informojnë për një fluks të dhjetra minorenëve kryesisht me origjinë shqiptare e nga Bangladesh që gjatë muajit të fundit kanë kërkuar asistencës pranë strukturave mbrojtëse të territorit.Pak orë më parë kësaj problematike i është bashkuar dhe kryetari i Bashkisë së komunës Varazze, në provincën e Savonës, Alessandro Bozzano.Sipas tij gjatë ditëve të fundit 5 minorenë me origjinë shqiptare kanë kërkuar strehim në këtë komunë. Është ky një rast i paverifikuar më parë. Një vit më parë në këtë Varazze kanë kërkuar të drejtën e strehimit vetëm 8 minorenë me origjinë nga Bangladeshi. Për kryetarin e bashkisë "Është e drejtë të mikpresësh minorenët, por vetëm nësa ata e kanë këtë të drejtë efektive."Rimini- Ndërkohë pak ditë më parë në qytetin e Riminit është zbuluar një rrjet "jetimësh fals" , rreth 50 minorenë të moshës 15-17 vjeç, të githë me origjinë shqiptare që për 10 muaj rresht kanë përfituar nga shërbimet e asistenca e strukturave të qytetit.Sapo mbërrinin nga Shqipëria, të gjithë prezantoheshin në zyrat e mbrojtjes për minorët e insistonin të regjistroheshin në shkolla.Nënkryetarja e Bashkisë së Riminit Gloria Lisi, mbi këtë fakt është shprehur se dyshimet kishin lindur qysh në vjeshtën e vitit 2014, kur në mënyrë të papritur u vu re një rritje e numrit të minorenëve me origjinë shqiptare që kërkonin asistencë e strehim.Në këto raste nuk bëhej fjalë për emigrantë të ardhur nga zonat e luftës apo të persekutuar për shkak të fesë ku rrezikohet jeta."Duke përdorur të gjithëa instrumentet e duhura logjistik Bashkia e Riminit ka larguar nga këto struktura, shumicën e minorenëve shqiptarë pa të drejtën e një strehimi të tillë, si dhe për faktin se mjaft prej tyre tashmë kanë mbushur moshën madhore.Në raportin komëar të publikuar nga Ministria Italiane e Punës dhe e Politikave Sociale i monitoruar deri më 31 korrik të 2015, në klasifikimin e ndarjes së emigrantëve minorenë sipas kombësive të tyre, Shqipëria renditen në vendin e dytë me 1198 minorenë të pashoqëruar me origjinë shqiptare, përgjithësisht 14, 2% të numrit të përgjithshëm, pas vendit të parë që zë Egjipti me 1896. Republika e Kosovës renditet në vendin e 11 me 220 miorenë.(Ne foto: Harta me vendet ku ndodhen të strehuar minorenët e pashoqëruar)/Oranews.tv/