Bushati në OKB, vijon lobimi për pranimin e Kosovës në UNESCKO
Përfaqësuesit e lartë shqiptarë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara gjatë takimeve me homologë dhe zyrtarë të lartë ndërkombëtarë po lobojnë për njohjen e Kosovës por edhe për pranimin e saj në UNESCKONjë kërkesë të tillë ministri i Jashtëm Bushati ia ka drejtuar edhe kreut të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik Iyad Ameen Madani.Gjatë takimit, palët diskutuan për zhvillimet më të fundit rajonale dhe nevojën për një koordinim më të mirë për përballimin e sfidave të sigurisë.Ministri Bushati falënderoi Madani për mbështetjen e deritanishme dhënë ndaj Kosovës dhe inkurajoi që kjo mbështetje të vijohet dhe me kërkesën e Kosovës për t'u pranuar në UNESCO.Në këtë kontekst, Ministri Bushati kërkoi mbështetjen e organizatës për njohjen e mëtejshme të Kosovës nga vendet anëtare të saj./Oranews.tv/