Berisha: Marrëveshja me CEZ pazar, të bëhet hetim ndërkombëtar

Ish-kryeministri, Sali Berisha, i ka kërkuar forcave politike të bashkojnë votat në parlament për hetimin ndërkombëtarë të çështjes CEZ.Berisha, u shpreh i hapur për hetim të gjërë nga kontrata e parë që  solli kompaninë çeke në Shqipëri  deri tek ligji që zgjidhi me mirëkuptim konfliktin e ankimuar në arbitrazhin ndërkombëtarë.Sali Berisha: "Çdo gjë të hetohet, hetim integral total i kësaj çështje, ajo dosje është aty. E ndërmjetësuar në çdo moment të saj nga Korporata Elektroenergjitike Ndërkombëtare apo krahu botëror i BB, e cila ishte kontraktuar për të realizuar privatizimin e CEZ".Deklaratën e Janez  Kopac, drejtor  ekzekutiv i Sekretariatit të Komitetit të Energjisë në Vjenë,  ku tha se çekët kushtëzuan statusin e kandidat kundrejt marrëveshjes me CEZ, ish- kryeministri Berisha e  konsideroi deshmi pë pazare.Sali Berisha:“Ka qenë një pazar ndër më të fëlliqurit e Edi Ramës, në të cilin mund të jenë ndarë dhjetra e dhjetra million euro”.Ish-Kryeministri dha garancinë se ai dhe familjarët e tij nuk kanë pasur asnjë ndikim në raportet e ÇEZ me kompanitë nënkontraktore.Sali Berisha: “Në asnjë rast, të afërmit e mi, është fjala për fëmijët e mi, nuk kanë qenë ndërmjetës në jetën e  tyre një herë të vetme midis qeverisë dhe një kompanie private ose e kundërta”.Zoti Berisha, vazhdon të jetë skeptik mbi marrëdhenien e kryeparlamentarit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.Sali Berisha:“I kam thënë Ilir Metës që ky u kthye nga Gjermania dhe tha më kërkuan gjermanët Ilir Metën, e duan në burg. Në Bruksel, ishte e vërtetë, ja tha,e  duan në burg”.Berisha tha se kjo qeveri është e zhytur në skandale korruptive, ndaj ai tha se protestat e qëndrueshme popullore do t’i largojnë nga pushteti./Oranews.tv/