Berisha: Qeveria bleu 600 mln € heqjen e vetos së Çekisë për statusin

Një ditë pasi Janez Kopac, drejtori ekzekutiv i Sekretariatit të Komitetit të Energjisë në Vjenë tha se çekët kushtëzuan statusin kundrejt marrëveshjes me CEZ, ish kryeministri Berisha e ka konsideruar këtë si një pazar, duke akuzuar drejtpërdrejte kryeministrin Rama.Në një bashkëbisedim me gazetarët, Sali Berisha dhe se Rama bleu me 600 mln euro heqjen e vetos për statusin e Shqipërisë.Sali Berisha: Zoti Kopac konfimroi pazarin e kulisave të bëra në kuriz të shqiptarëve. Deklarata e tij se  30 min pas firmosjes së marrëveshjes me CEZ qeveri çeke tërhoqi veton tregon qarte së Rama bashkërndoi pazarin për CEZ. Kurrë një qeveri e një vendi anëtar të BE nuk mund të përdorë veton për  ta blerë me 600 mln euro heqjen e saj. Kjo është jashtë çdo imagjintae. Cështja e statusit nuk është cështje tregtare, është vendim i mirëfilltë politik, i vendeve anëtare dhe i Komisionit Europian.Deputeti demokrat tha çështja e statusit është një çështje politike dhe mund të nagtërrohej me një çështje tregtare. Berisha i bëri thirrje Ramës që të pranojë hetim ndërkombëtar për këtë çështje.Sali Berisha: Çështja e statusit, unë kam marrë garanci nga Kryeministri i Çekisë i cili erdhi në Tiranë, por Çekia nuk mund të ngatërronte një vendim politik me një cështje tregtare që sipas ligjit europian do zgjidhej në arbitrazh. Unë kam përmendur edhe zotin Fyle, e keni shkrimin të botuar, por fakti që marrëveshja u firmos afërzyrave të tij, marrëveshja me CEZ u nënshkrua në Bruksel, e tha vetë Ahmetaj. Fakti që Kopac deklaron se 30 min më vonë Çekia tërhoqi veton tregon se ky ka qenë një Pazar ndër më të flliqur të Edi Ramës në të cilën mund të jenë ndarë dhjetëra miliona euro. Kurrë një qeveri e një vendi anëtar nuk mund të shndërrojë një çëshjte tregtare në një çëshje politike. E imagjinoni ju të bllokohej një kompani...jashtë cdo lloj mundësie, kjo ka vetëm një mundësi. Kur njëra palë thotë më blloko ti, që të bëjmë pazarin, këtu faturën e paguajnë shqiptarët. Rama të pranojë hetimin ndërkombëtar për afërën e CEZ nga dita e parë e ardhjes në Shqipëri deri në ditën famzësë kur u gjobiten shqiptarët.