Meta: S'më shqetëson asnjë lloj intrige moçalore, kam origjinë malore

Zhvillime të rëndësishme në skenën politike shqiptare. Presidenti i Republikës  thërret në takim Kryetarin e Kuvendit pas letrës së dërguar nga kryetari i komisionit të sigurisë se ndaj Metës po përgatitet një komplot. Palët nuk lëshojnë deklarata zyrtare, ndërsa pas një tjetër takimi informal me Shpëtim Idrizin e Partisë për Drejtësi dhe Integrim, e treta në Kuvend me 4 deputetë. Ilir Meta ishte i qartë kur tha se nuk e tremb asnjë intrigë moçalore.Tiranë-  Presidenti i Republikës Bujar Nishani thirri në takim kreun e Kuvendit Ilir Meta, vetëm  një ditë, pasi në zyrën e tij mbërriti një letër e kreut të komisonit të Sigurisë Kombëtare, që ngre shqetësim për një skenar komploti  kundër  kryeparlamentarit.Takimi në Presidencë, paraditen e së martës, 29 shtator 2015, u mbajt larg vëmendjes së medias, nuk u shoqërua me një njoftim zyrtar nga dy institucionet, por  burime pranë  takimit thanë se kreu i shtetit  mund të ketë  informacione se qarqe të caktuara po tentojnë të krijojnë destabilitet në Shqipëri.Pas takimit me presidentin, axhenda e kryeparlamentarit  vijoi me një takim me nënkryetartin e kuvendit njëherësh kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi,  në ambientet e Hotel Rogner, vetëm pak metra larg godinës së Kuvendit.Në perfundim te takimit  afro 50 minutash, kryetari i Kuvendit  Ilir Meta  dha këtë përgjigje kur u pyet nëse i druhej një "skenari" kundër tij.Ilir Meta: "Me qetësi e dashuri më duhet tju them: Origjina ime e fortë malore nuk shqetësohet nga asnjë lloj intrige moçalore”Kreu i Kuvendit, konfirmoi se kërkesa e demokratëve për hetim ndërkombëtar të çështjes CEZ, do të votohet në seancën e kësaj të enjte.Meta: "Janë dy gjëra të gjëra të ndryshme ajo që kërkon i pafajshmi Basha dhe ajo që kërkon Berisha. Unë kam mbështetur kërkesën e Berishës për hetim ndërkombëtar nga dita e parë që ka ardhur CEZ në Shqipëri dhe deri sot, zoti Basha ka kërkuar dicka tjetër, ka kërkuar mos hetim ndërkombëtar dhe ju e dini, edhe zoti Berisha e di që kur them unë "po" kjo punë ka mbaruar."Pas takimit zoti Meta dhe Zoti Idrizi preferuan të largohen me të njëjtin automjet, me atë të kryetarit të Kuvendit. Letra e BrahosNdërkohë një ditë më parë mediat shkruajtën se nëpërmjet një letre të gjatë dërguar krerëve më të lartë të shtetit, presidentit te Republikës, Bujar Nishani, kreut të Parlamentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, drejtorit të përgjithshëm të policisë Haki Çako përfshi shefin e inteligjencës shqiptare Visho Ajazin, kreu komisionit parlamentar të sigurisë Spartak Braho paralajmëroi për një destabilitet politik ne vend.Në media shkruhet se në letër Braho akuzon se pjesë e këtij skenari destabilizues janë ish ministri i Energjitikes, Dritan Prifti dhe ish deputeti socialist Tom Doshi.[caption id="attachment_588988" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Ilir Meta ne takim me Shpetim Idrizin Ne foto: Ilir Meta ne takim me Shpetim Idrizin[/caption][caption id="attachment_588987" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Ilir Meta ne takim me Shpetim Idrizin Ne foto: Ilir Meta ne takim me Shpetim Idrizin[/caption] /Oranews.tv/