Gruaja vret burrin në gjumë. E goditi me sëpatë në kokë

Një krim në familje është shënuar sot, 29 shtator, në fshatin Ceren, në kalanë e Dodës në Dibër.Nga të dhënat e para mësohet se gruaja Agime Visha 45 vjeçe ka goditur me sëpatë në kokë bashkëshortin e saj Kadri Visha, 55 vjeç kur ai ka qenë në gjumi.Viktima gjeti vdekjen e menjëhershme ndërsa mësohet se Agime Visha kurohej edhe më parë nga depresioni.Viktima Kadri Visha ishte kryetar i degës së Partisë Socialiste të Kalasë së Dodës.Ai është gjetur i vdekur në banesë.  Krimi në familje ndodh dy ditë pas  ngjarjes të shënuar në Shijak ku burri vrau gruan dhe vjehrrin dhe më pas edhe veten.[caption id="attachment_589153" align="alignnone" width="640"]fshati ceren_ Ne foto : Fshati Ceren ku ndodhi vrasja[/caption][caption id="attachment_589155" align="alignnone" width="637"]makina e policise ne fshatin cerenn Ne foto : Makina e policise ne fshatin Ceren[/caption][caption id="attachment_589158" align="alignnone" width="640"]makina e policise ne fshatin ceren.. Ne foto : Makinat e policise ne fshatin Ceren[/caption] /Oranews.tv/