Hiqet kufizimi, u hapet rruga barnave që prodhohen në Ballkan, PD akuza të ashpra

Ministria e Shëndetësisë propozon një ndryshim në ligjin e shërbimit farmaceutik që i hap rrugën barnave nga Ballkani të hyjnë në Shqipëri duke rrëzuar nenin që parashihte si kusht tregtimin e tyre të paktën në një nga vendet e BE-së. Opozita thotë tregu do të mbushet me medikamete të pallkontolluar apo false duke iu referuar skandaleve në vende të tjera.Albana Vokshi, deputete e PD: “A jeni ju në dijeni se në shumë vende barnat vijnë në fuçi nga India e Kina, dhe ashtu në fuçi vetëm ripaketohen e hidhen në treg. Mendoni ju kur këto barna kanë arritur të futen në Francë për kontrollin që kanë ato çfarë do bëhet këtu kur ne nuk i kemi as këto kritere? Kush është klienti që përfiton në këtë rast me ndryshimin e këtij projekt-ligji?Ilir Beqaj: “Ka mbaruar koha kur projekt-ligjet bëheshin për klienta siç është tashmë e provuar”.Mungesa e barnave dhe materialeve mjekësore  në spitale u shndërrua ne një diskutim të nxehtë në komsionin e shëndetësisëAlbana Vokshi:Këto janë mungesat në treg, vetëm dje edhe sot 25 mungesa në treg. Në onkologjik mungojnë citostatikët”Ilir Beqaj: “Sigurisht që kryesuese e grupit të ilaçeve firmato, ishte e pritshme kjo sjellje sot sepse kemi hyrë në procedurat e reja të negocimit të çmimeve të barnave për vitin e ardhshëm dhe këtë gjë që e inskenuat vjet e inskenuat edhe sivjet. Është përfundimisht një gjë krejt e rëndomtë” “Ministri thotë që nuk ka mungesa por ka probleme dhe me sistemin, ka dhe mungesa dhe blerje në farmaci, ka edhe probleme me sistemin.Në këtë ndryshim opozita propozon ngrijen e një structure apo instucioni me ekspertë per te kryer kontrollin e cilessie se barnave para tregetimit te tyre.