Pasuritë e Ismailajt, Prokuroria kërkon sekustro, gjykata kohë të njihet me provat
Gjykata e Krimeve të Rënda ka kërkuar kohë për të shqyrtuar provat e prokurorisë për sekuestrim të pasurive të ish-administratorit të kompanisë DIA, Kastriot Ismailaj. Avokati i tij mbrojtës tha se pasuria e tij është vënë para se të hynte në fuqi ligji antimafia dhe për këtë arsye kjo çështje nuk është në juridiksionin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.Prokuroria iu drejtua gjykatës për Krime të Rënda, për sekuestrimin e pasurive të ish-administratorit të kompanisë DIA, Kastriot Ismailajt, të akuzuar për përfitim të rreth 4.8 milion eurosh përmes një skeme mashtrimi.Prokuroria kërkoi sekuestrimin e pasurisë së Ismailajt me arsyetimin se e ka ngritur atë përgjatë viteve 2010-2014.I akuzuari nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa avokati i tij mbrojtës, Vladimir Meçe, deklaroi se kjo pasuri është vënë para vitit 2010, kur nuk kishte hyrë ende në fuqi ligji antimafia.Avokati: Pasuria e vendosur nga Kastriot Ismailaj nuk ka të bëjë me asnjë vepër penale por është rezultat i aktivitetit të ligjshëm. Kërkova që ta nxjerrin jashtë kompetencave të juridiksionit këtë çështje sepse ajo ëhstë një pasur që nbuk përfshihet në ligjin në fjalë për të cilin po bëhet kërkesa.Gjykata e Krimeve të Rënda kërkoi kohë për shqyrtimin e provave shkencore të dorëzuara nga Prokuroria.Kastriot Ismailaj, akuzohet se nëpërmjet shoqërisë së tij, Adriatic Development Corporation, të kontraktuar për mbledhjen e borxheve të ÇEZ, ka kryer transferta të dyshimta parash.