Kapet me 1 kg hashash në makinë, arrestohet shqiptari në Bari

Një shqiptar është kapur me 1 kg hashash në makinën e tij në Bari të Italisë ditën e djeshme (28 shtator), dhe për këtë ka përfunduar në pranga.Policia lokale e zonës Santeramo e arrestoi 36-vjeçarin shqiptar pranë vendit ku banonte nën akuzën e shpërndarjes së drogës.Karabinierët gjatë një kontrolli rutinë në rrugë, ndaloi makinën e tij, një Volksëagen Passat, shkruajnë mediat italiane.Qëndrimi nervoz i 36-vjeçarit gjatë kontrollit operativ çoi në kryerjen e një kontrolli më të detajuar. Në pjesën e poshtme të sediljes së pasme të makinës, autoritetet italiane zbuluan 10 pako me hashash nga 100 gram secila.Kërkimet e mëtejshme bënë që karabinierët të gjenin disa materiale të tjera që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike, e që më pas u sekuestruan.