Arrestohet “ i forti” i Bulqizës, akuzohet për vrasje dhe plagosje
Arrestohet i shumëkërkuari për një sëri veprash penale, Fadil Ternova.Ndalimi i 27-vjeçarit, lindur dhe banues në fshatin Vajkal të Bulqizës u bë në orët e pasdites së sotme gjatë finalizimit të operacionit policor "Furtuna”.Në operacionin për kapjen e tij morën pjesë forca të policisë Dibrës, shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe forcat Speciale RENEA.Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin penal nr.1410 dt.16.09.2015 ,ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës Dibër , e cila e ka dënuar me 9 vite, 10 muaj e 27 dite burg per veprat penale: "Vrasje me dashje e mbetur” e mbetur ne tentative" dhe “Mbajtje pa leje te armeve luftarake”.I shumëkërkuari u kap me pistoletë në brez, në banesë iu gjet kallashnikovPolicia bën me dije se “në momentin e kapjes këtij shtetasi ju gjet në brez dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë, ndërsa në banesë një kallashnikov.“Iu sekuestrua një arme zjarri tip Pistolete Mod.54 kaliber 7.62mm me fishekë në folenë e fishekut si dhe dy kreherë të mbushur me 16(gjashtembedhjetë) fisheke caliber 7.62mm. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës u gjet dhe u sekuestrua ne cilësine e provës materiale edhe nje armë zjarri Automatik Kallashnikov Mod.56 kaliber 7.62mm me dy krehera me fishekë.(60 copë)”.Në njoftimin për mediat, policia thekson se "shtetasi Fadil Ternova është person me rrezikshmeri të lartë shoqërore dhe i proceduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale”.Po sipas bluve, ky shtetas dyshohet edhe për disa ngjarje të tjera të rënda evidentuar në teritorin e Bashkisë Bulqizë dhe po punohet për dokumentimin e tyre.Ngjarjet kriminale për të cilat është proceduar Ternova- Më datë 09.12.2009, rreth orës 15.30, e ne vendin e quajtur “Pishat” përballë lokalit të shtetasit A. T.i, shtetasi Fadil Ternova ka qëlluar me armë zjarri Pistolet shtetasin V. Sh., i cili ka mbetur i plagosur rendë.- Me date 19.01.2012, rreth orës 12.30, në kuadrin e operacionit të koduar “Pishat”, të organizuar nga ana e Sektorit Për Krimet e Rënda, per kapjen e personit në kerkim Fadil Ternova. U be arrestimi në flagrancë i tij dhe nga kontrrolli i ushtruan ju gjeten dhe sekuestrua ne cilësinë e proves materiale një Pistoletë, dhe një kreher me tete copë fishek. (Për këtë është dënuar e ka bërë vetëm 8 muaj burg)- Me date 24.11.2012, rreth orës 12.00, është shpallur në kërkim nga ana e Komsiariatit te Policisë Bulqizë për veprat penale “Kanosje” dhe “Plagosje e lehte me dashje”.- Me datë 20.04.2013, rreth orës 15.00, në lagjen Gjeologu të qytetit Bulqizë përballë lokalit të shtetasit I. B. pas një shkëmbimi zjarri shtetasi Fadil Ternova dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. Sh. dhe ka plagosur rëndë shtetasin V. Sh. si dhe ka mbetur i plagosur edhe vetë shtetasi Fadil Ternova. Lidhur me këtë ngjarje janë arrestur shtetasit Fadil Ternova, Luan Ternova dhe Vehap Shehu.( Për këtë ngjarje ka bërë 2 vjet paraburgim që i është llogaritur 3 vite burg)[caption id="attachment_587611" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: I arrestuari Fadil Ternova[/caption][caption id="attachment_587613" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Armet qe iu sekuestruan te arrestuarit[/caption]Policia arreston edhe bashkëpunëtorin e TernovësGjatë operacionit të ditës së sotme policia ka arrestuar në flagrance edhe shtetasin Veli Nika 29 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Vajkal rrethi Bulqizë.Ky shtetas është arrestuar për veprat penale “Përkrahje e autorit të krimit” pasi ka ndihmuar shtetasin në kërkim Fadil Ternova duke e transportuar me automjet.Sipas policisë,Veli Nika dyshohet se është autor i disa ngjarjeve kriminale në territorin e Bashkisë së Bulqizës dhe Dibrës si dhe është proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale.Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqesor Dibër për veprat penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje të armeve e municioneve luftarake” parashikuar nga neni 76-22 e 278/2/3 lidhur me ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Tiranë , si dhe për veprën penale “Mbajtje pa leje te armeve luftarake” parashikuar nga neni 278/4 te Kodit Penal lidhur me armet e sekuestruar me date 26.09.2015Si dhe në ngakrim të shtetasit Veli Nika për veprat penale “Perkrahje e autorit te krimit” parashikuar nga neni 302 i kodit Penal.[caption id="attachment_587733" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Momenti i arrestimit i Veli Nikës[/caption][caption id="attachment_587734" align="alignnone" width="650"]
Ne foto : Momenti i arrestimit i Fadil Ternovës[/caption] /Oranews.tv/