"Arsimtari" sekuestron automatikë dhe drogë

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 5 persona për armëmbatje pa leje dhe lëndë narkotike. gjatë aksionit të cilësuar "arsimtari" janë sekuestrar 2 armë zjarri automatikë 3 krëhëra, fishekë, lëndë narkotike, 2 automjete dhe 7 telefona celularë.Për armbajtje pa leje është arrestuar një 62 vjecar Selman Tafa, 38 vjecari Avni Murati dhe Sulejman Murati banues në Bathore të Tiranës.Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtuar në automjetet e tyre pranë Aeroportit "Nënë Tereza" janë gjetur armët.Në pranga kanë përfunduar edhe Onjel Taka dhe Ergys Cela ku nga kontrollet e ushtuar në automjetet e tyre  u gjetën dhe  sekuestruan lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.Ndërkohë polica e Mallakastrës  ka arrestuar 43 vjecarin Zenel Lelaj  pasi nga kontrolli i ushtruar,ne banesen e tij u gjet një sasi materiali bimor i tharë i dyshuar Cannabis Sativa.[caption id="attachment_587319" align="alignnone" width="640"]durres2 Armet dhe lenda narkotike e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_587318" align="alignnone" width="640"]durres3 Armet dhe lenda narkotike e sekuestruar[/caption]durres1/Oranews.tv/