"Do dëgjoni çudi: Qeveria Meta terror ndaj opozitës Basha-Rama"

Nga Çorovoda Ilir Meta ka folur për raporte të shkëlqyera me faktorin ndërkombëtar, që i atribuohen faktit se ndër të zgjedhurit e LSI, nuk ka persona që kanë probleme me dekriminalizimin. Me terma pozitivë Meta foli edhe për raportet me PS, ndërsa shigjetoi kryeopozitarin Basha se po e sulmon për shkak të respektit që ai ruan ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.Tirane- LSI ka raporte të shkëlqyera me ndërkombëtarët, pasi të zgjedhurit e kësaj force politike kanë integritet dhe nuk janë të inkriminuar.Kjo është përgjigjia e kreut të LSI, Ilir Meta, për aludimet  se ndërkombëtarët  kanë probleme me forcën e tij politike.Ilir Meta: Asnjë kandidat i propozuar nga LSI në zgjedhjet vendore nuk ka pasur asnjë problem, që të krijonte edhe shqetësimin më të vogël për ndërkombëtarët. Por mos u shqetësoni se do të jem së shpejti, pas tre javësh, dhe do të kemi mundësi të komunikojmë edhe me ju edhe nga Uashingtoni për të gjitha çështjet.Ilir Meta, iu rikthye çështjes së CEZ duke rikonfirmuar se është i hapur për hetim ndërkombëtar, dhe iu përgjigj kryeopozitarit Lulzim Basha për kërkesën e tij për dorëheqjen e Kryeparlamentarit.Ilir Meta: “Është i vetmi kryetar opozite, i cili në vend që të kërkojë dorëheqjen e Kryeministrit, siç kërkohet në përgjithësi nga kryetarët e opozitës në të gjithë Europën dhe botën, kërkon vetëm dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit. Dhe unë e kuptoj se kush është arsyeja e vërtetë: është pakënaqësia e tij e thellë për respektin maksimal që unë tregoj, jo thjesht ndaj demokratëve në Parlament, por sidomos edhe ndaj liderit historik z. Berisha, duke i dhënë mundësinë të shprehë pa kufizim në tërësi, mendimet dhe qëndrimet e tij politike.Por nuk habitem me asgjë tjetër që thotë z. Basha, i cili prej dy vitesh qeverinë Rama e etiketon si qeveria Rama-Meta. Madje nuk keni dëgjuar gjë akoma, sepse shumë shpejt do të fillojë të ndërrojë vendet, do të akuzojë qeverinë Meta-Rama dhe pak më vonë të jeni të bindur që do dëgjoni çudi të mëdha për akuzat e tij ndaj qeverisë “kriminale” Meta-Meta dhe për shtypjen dhe terrorin e saj ndaj opozitës së pafajshme Basha-Rama”.Meta, hodhi poshtë edhe problemet brenda koalicionit, një ditë pasi LSI bashkoi votat me PD për të marrë kryesimin e qarkut të Dibrës.Ilir Meta:  Marrëveshja midis PS dhe LSI në nivelin më të lartë ka qenë për një raport përfaqësimi që nënkuptonte se pozicionin e nënprefektit, si pozicion politik dhe që deri para zgjedhjeve vendore e mbante LSI-ja, do ta përzgjedhë PS, ndërsa LSI do të kandidonte për kryesimin e Qarkut të Dibrës.Deklaratat Meta i bëri sot gjatë  një vizite në panairin e produkteve bio në Çorovodë.12032126_923084061109979_5937709854463479398_n/Oranews.tv/