Premiera e filmit "Marsiani" , Damon do të rikthehet tek "Bourne"
Filmi “Marsiani” i Ridley Scott-it është pritur me kritika që nga shfaqja e tij e parë në Festifalin e Filmit në Toronto, këtë muaj. Filmi i bazuar në romanin bestseller të Andy Weir flet për një astronaut i cili ka mbetur i bllokuar në planetin Mars, pasi ekipi i tij e mendoi të vdekur.Në Londër po mbahet këto ditë premiera e filmit “Marsiani”, por edhe pse duhet të ishte në qendër të vëmendjes realizimi i tij, në fakt regjisori foli për projektet e tij të ardhshme, dhe konkretisht për filmin që pritet të nisë xhirimet “Prometeu”.Regjisori Ridley Scott sqaroi për mediat se filmi nuk do të quhet më “Prometeu”, siç ishte menduar në fillim por “Alien: Paradise Lost” dhe xhirimet do të nisin në muajin shkurt.Ndërsa aktori protagonist tek filmi “Marsiani”, Matt Damon ka deklaruar se do të nisë sërish xhirimet për një tjetër seri të filmit të mirënjohur “Bourne”.Ai është shprehur me shaka, se që nga debutimi i parë të filmi “Bourne” vitet kanë kaluar, dhe janë plot 15. Damon ka pranuar se kthimi në shesh xhirim e mban në formë dhe kjo është një mënyrë për të sfiduar plakjen.Filmi “Marsiani” do të nisë transmetimin në kinema më 30 shtator.
/Oranews.tv/