Kidman tregon për marrëdhënien me fëmijët e adoptuar : Teknologjia më mban në kontakt me ta

Aktorja Nicole Kidman, e njohur për karrierën e gjatë kinematografike, numëron me dhjetëra role të suksesshme. Por , puna si aktore e detyron të qëndrojë për shumë kohë larg familjes, dhe dy fëmijëve të saj të adoptuar gjatë martesës 11-vjeçare me Tom Cruise.Por këtë mungesë, aktorja është shprehur se mundohet ta kompensojë nëpërmjet kontaktit që i mundëson teknologjia moderne.Kidman në një intervistë për revistën “Du Jour” ka treguar se interneti e ka ndihmuar të jetë në kontakt gjatë gjithë kohës me vajzën dhe djalin e saj.“Unë kam katër fëmijë, dhe për mua është shumë e rëndësishme të jem në kontakt me ta. Sigurisht që jam e lidhur me teknologjinë, por e varur prej saj.Unë dhe bashkëshorti im nuk i shkruajmë mesazhe njëri-tjetrit. Asnjëherë. Vetëm një herë në kaq kohë mund të ndodhë. Vetëm kur dua t’i dëgjojmë zërin njëri-tjetrit.Kidman dhe Cruise adoptuan Isabelle-n, 22 vjeçe dhe Connor-in 20 vjeç në vitet 1992 dhe 1995.Pas ndarjes me Cruise në 2001, aktorja 48-vjeçare u martua me këngëtarin australian Keith Urban, me të cilin ka dy fëmijë, Sunday, 7 vjeç dhe Faith, 4 vjeç.2CA83CC000000578-3245372-image-a-7_144296178522824751FE400000578-3245372-image-m-2_1442961529495/Oranews.tv/