Australi, Bari ku lejohen vetëm njerëzit e bukur

Një bar i ri është hapur në qytetin Brisbane të Australisë ku lejohen vetëm njerëzit e bukur dhe ato që vishen mirë.Lokali në katin e njëmbëdhjetë që të ofron pamje mahnitëse nga zona Fortitude ka hapur shumë debate për rregullat strikte të tij.Pronari Jason Coats u shpreh për Courier Mail se vetëm për tu ulur në një tavolinë të këtij lokali kushton më shumë se 2 mijë dollarë.Ai tha se kur inaguroi barin e tij me peizazhin paronamik në tarracën e tij, kishte në mendje të sillte vetëm klientë të pasur dhe të bukur.“ Nuk asgjë më fantastike se ta shohësh këtë vend plot me njërëz të bukur dhe të veshur mirë”- ka vazhduar biznesmeni.Megjithatë ajo që është vënë re janë ankesat pafund të njerëzve në rrjetet sociale të cilët nuk janë lejuar të hyjnë në lokalin njëmbëdhjetë  katësh për shkak se nuk i përshtateshin kritereve të vendosura nga Z.Coats.2CB13C2200000578-3246850-image-a-5_1443048681130 2CB13D0300000578-3246850-image-a-4_1443048661245 2CB13C1500000578-3246850-image-a-3_1443048653193 2CB13C2900000578-3246850-image-a-2_1443048540318 2CB13C1B00000578-3246850-image-a-1_1443048528939 /E.A / Oranews.tv/