Jessica Simpson shkon e dehur në një emision televiziv
Këngëtarja Jessica Simpson kohët e fundit është përfshirë në një debat nëse ka qenë apo jo e dehur gjatë një emisioni televiziv. Këngëtarja u shfaq në “Beverli Hills”, elegante dhe në forme të mirë.Por një ditë më parë këngëtarja 35-vjeçare e cila dyshohet se ka probleme serioze me alkoolin mezi qëndronte në kembë.Thashethemet rreth kësaj situate nisën rreth një javë më parë është shfaqur e dehur gjatë një interviste në televizion. Simpson dhe e ëma Tina ishin të ftuara në emisionin “Home Shopping Network”, për të prezantuar linjën e re të veshjeve dhe aksesorëve të krijuara nga vetë këngëtarja.Por, gjatë kohës që prezantuesja, Colleen Lopez po tregonte për punën si stiliste të bukuroshës, nënë e dy fëmijëve, Jessica filloi të flasë pa kuptim.Teksa po shpjegonte ngjyrën e pantallonave, ajo filloi të lëkundet, sa majtas djathtas dhe mori një pamje të çuditshme.Kjo shfaqje është cilësuar si aspak profesionale dhe ka ngjallur reagime edhe tek fansat të cilët e ndjekin në rrjetet sociale. Shumë janë shprehur se ajo është nënë e dy fëmijëve dhe nuk duhet të sillet në këtë mënyrë.


/Oranews.tv/