Kinë , Ura prej qelqi që tmerron turistët

Një grup turistësh kanë qënë të parët që sfiduan frikën ndaj lartësive teksa kanë vizituar urën prej qelqi 180 metra mbi nivelin e detit në Kinë.Sipas rrjetit mediatik People’s Daily Online kjo strukturë spektakolare është unike në botë dhe ndodhet në provincën Hunan.Fotot të cilat kanë qarkulluar në internet tregojnë turistët e tmerruar dhe të ngrirë nga frika ndërkohë që kalojnë urën.Ura ka qënë më parë e ndërtuar me material druri dhe lidhte 2 anët e malit Stone Budha në parkun Shiniuzhai por që tanimë është një vepër mahnitëse xhami e krijuiar nga 11 inxhinjerë .“Njerëzit ishin aq të frikësuar sa që mezi lëviznin dhe nuk e ulnin asnjëherë kokën për të parë poshtë”- është shprehur një burim i brendshëm.Megjithatë siguria është gjëja e fundit për të cilën njerëzit mund të shqetësohen kur kalojnë në këtë urë pasi skeleti i saj është 25 herë më i fortë se sa në strukturën e mëparshme.2CB5438700000578-3247347-image-a-16_14430899026342CB52CA400000578-3247347-image-a-55_1443092748484 2CB4A67500000578-3247347-image-a-28_1443088749774 2CB4A8E600000578-3247347-image-a-18_1443088667898 2CB4A85E00000578-3247347-image-a-14_1443088541662/Oranews.tv/