Pianisti Presnyakov rikthen kryeveprën e Beethoven “Për Elizën” (VIDEO)

Pianisti dhe muzikanti klasik, Svjatoslav Presnyakov ka rikthyer në skenë për publikun, një nga pjesët më të famshme të muzikës botërore klasike, pjesën “Për Elizën”, e krijuar në vitin 1920.Presnyakov tha se dëshironte ta rrëmbentë këtë pjesë të rrallë dhe unike dhe të super-luajtur nga vetë Bethoven, por këtë herë më afër kohëve moderne, dhe më të dëgjueshme edhe për të rinjtë përmes YouTube.Presnyakov thotë se e shkroi pjesën i inspiruar nga vallëzimi dhe interpretimi i “Për Elizën” luajtur nga muzikanti Ethan Uslan por këtë herë, artisti holandez thotë se ka shtuar dicka në muzikë, dicka të tijën personale dhe ka krijuar versionin e tij bazuar në atë origjinal të vitit 1920.Artisti shton se kjo pjesë kishte mbetur besnike e asaj periudhe ndaj vendosi ta veshë atë dhe të krijojë një skenë krejt tjeter, të tipit Presnyakov.Muzikanti është diplomuar në Konsvervatorin e Amsterdamit në vitin 2010, me master për piano klasike.Bashkë me babanë e tij, Igor Presnyakov, ata hapën kompaninë e tyre të prodhimit në vitin 2011 dhe nga ajo kohë prodhojnë video-klipe ndërsa krijojnë muzikë të re, duke rikthyer në kohët e sotme edhe veprat më të mëdha botërore, me ritme të reja, të pëlqyeshme për rininë.