Një vështrim për nominimet e çmimeve “Latin Grammy”
Akademia latine e prodhimeve ka celebruar 16-vjetorin e Çmimeve “Latin Grammy” ndërsa ka shpallur edhe nominimet kryesore, duke ftuar artistët të postojnë videot e tyre në rrjetet sociale.Këngëtari meksikan, njëkohësisht shkrimtar dhe autor i disa teksteve, Leonel Garcia ka fituar 6 nominime, duke u shndërruar në artistin kryesor për çmimet më të rëndësishme të vitit.Garcia është në nominim në kategoritë “Disku i Vitit”, “Kënga më e mirë alternative”, si dhe dy nominime në kategorinë e këngës më të mirë të vitit, për hitin e tij “Recuerdas” dhe një tjetër për bashkëpunimin e tij me këngëtaren Natalia Lafourcade, në këngën “Hasta la Raiz”.Këto janë nominimet e para të Garcias si artist solo, pasi u nda nga grupi “Sin Bandera” në vitin 2007.Lafourcade ndjek më pas Garcia-n për nga lista e nominimeve, me 5 të tilla në total, duke përfshirë nominimin për albumin më të mirë të vitit dhe albumin më të mirë për muzikën alternative me këngën “Hasta la Raiz”, prodhimi i vitit dhe kënga e vitit.Këngëtari dhe autori Alejandro Sanz ka marrë 4 nominime, përfshirë nominimin në kategorinë “Regjistrimi më i mirë i vitit”, “Albumi i vitit” dhe “Kënga e vitit”.Këngëtari domenikan Juan Luis Guerra gjithashtu ka marrë 4 nominime, ndërsa Ricky Martin, Miguel Bose dhe Cafe Quijano, janë në garë me njëri-tjetrin me nga 3 nominime secili.Për të dytin vit në radhë, Akademia Latine e Çmimeve i shpalli nominimet përmes internetit. Artistët si Ricky Martin dhe Julieta Venegas i bënë vetë publike nominimet e tyre përmes internetit.Edicioni i 16-të i çmimeve latine, do të organizohet, bashkë me një mbrëmje gala, më 19 nëntor në Arenën “MGM Grand Garden” në Las Vegas, Nevada.
/oranews.tv/