Grupi “One Direction” në “Apple Music Festival”

Grupi “One direction” është gati tashmë për të prezantuar albumin e pestë, i cili do të dalë në treg më 13 nëntor. Por djemtë e “One direction” kanë preferuar të zbulojnë një nga këngët e tyre të albumit për fansat dhe ajo mban titullin “Infinity”.Njoftimi për albumin e ri, i cili titullohet “Made in the A.T.” u bë nga djemtë e “One direction” në Londër ku ata performuan në  “Apple Music Festival”.Me dhjetëra fansa të grupit ishin rreshtuar para nisjes së shfaqjes për të parë Harry, Niall, Liam dhe Louis."Ne jemi shumë afër për të parë djemtë, unë kurrë nuk kam qenë kaq afër tyre, kështu që nuk e di si do të reagoj. Ndoshta do të qaj," - tha një vajzë e emocionuar.Të tjerë artistë që perfromuan në “Apple Music Festival” ishin The Weeknd, Disclosure, Pharrell Williams and Florence and the Machine.onedirection2-large harrystyles-large/oranews.tv/