Forca ajrore mbretërore, publikohet video e rrallë nga avioni i Luftës së II Botërore

Një video e rrallë, e publikuar nga Forca Ajrore Mbretërore Australiane shfaq pamje të reja të një aeroplani nga Lufta e Dytë Botërore, nën ujërat e Australisë.Zyrtarë të Forcës Ajrore, thanë në një deklaratë për mediat, se kërkimet kishin nisur kohë më parë për këtë avion por ishin shtyrë në kohë për shkak të kushteve jo të përshtatshme meteorologjike por tashmë kanë konfirmuar zyrtarisht se bëhet fjalë për avionin australian numër 11, i skuadrës Catalina A24-25, që daton nga lufta e Dytë Botërore.Në këtë video shfaqen qartë pjesë të motorrit dhe pjesë të tjera të ndryshkura. Pjesa tjetër, sikurse duket në pamje, është krejt e djegur, të paktën pjesa e brendshme e avionit, ndërsa e gjithë sipërfaqja tashmë është e mbuluar me korale shumëngjyrëshe.Forca Ajrore Mbretërore Australiane tha se aeroplani është përdorur në vitin 1942 kundër japonezëve.Më 28 shkurt të vitit 1943, anëtarët e ekuipazhit të Catalinas, dërguan një mesazh në radio, ku kërkon leje për ulje emergjente. Avioni u rrëzua gjatë përpjkejes për tu ulur menjëherë dhe i gjithë personali prej 11 vetash në bord, u vra.Zyrtarët australianë kanë vendosur që avioni të vijojë të qëndrojë pikërisht aty ku ka rënë më 28 shkurt të dhjetëra viteve më parë, ku sigurisht do të jetë i mbrojtur nga Forca Ajrore Mbretërore, në nder dhe në kujtim të ushtarëve që humbën jetën në luftë.2C9F21D600000578-3243993-image-a-1_1442884952151 2C9EF21900000578-3243993-image-a-16_1442881863602 2C9F21DE00000578-3243993-image-a-2_1442884954516 2C93A45900000578-0-image-a-3_1442875892149 2C94047900000578-0-image-a-1_1442875887057 2C93A63600000578-0-image-a-2_1442875889270/oranews.tv/