Uilliam dhe Herry, princat britanikë “punë në ndërtim”
Princat Uill dhe Herry kanë bërë duart pis pasi ndihmuan në ndërtimin e një godine të vjetër, për ta shndërruar atë në një shtëpi për veteranët.Vëllezërit e familjes mbretërore, të cilët mbanin në kokë kapelen e sigurisë dhe veshur jelekët me ngjyrë të verdhë si punonjësit e tjerë të ndërtimit, u shfaqën aty teksa xhirohej një episod i një shfaqjeje për rrjetin britanik BBC, duke iu bashkuar qindra vullnetarëve të tjerë dhe ekipeve të ndërtimit.Uilliam leu një mur ndërsa u argëtua duke ngacmuar punëtorët por duke dhënë edhe ndihmën e tij.“Hajde, merr një vegël në dorë” iu drejtua me humor një punëtori, duke bërë shaka me aftësitë e tij për ndërtim.Në një rrugë të Manchester, në veri-perëndim të Anglisë, 8 ndërtesa i janë nënshtruar rikonstruksionit ndërsa duhen sistemuar fasadat e 62 shtëpive.Një qendër mbështetje, e ngritur falë bamirësisë së vëllerzërve mbretërorë, do të ndihmojë 6 ish ushtarë të mbretësisë britanike, të strehohen në këto ambjente, pasi vuajnë nga probleme psikike dhe mendore ndërsa tashmë do tju ofrohet ndihmë e specializuar.
/Oranews.tv/