Varrezat në Paris, mrekullia e statujave mijëra vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2015, 20:11
Një video e rrallë, e thjeshtë por që zbulon natyrshëm bukurinë dhe pafundësinë e varrezave "Père Lachaise" në Paris.Video është shndërruar në një nga më të klikuarat në Internet, me mbi 10 mijë klikime që kur është hedhur online në fund të muajit gusht.Në video shfaqen qindra varre dhe statuja që përshkrojnë varrezat.Mathieu Stern, një fotograf francez dhe regjisor njëkohësisht tha për reuters se ka krijuar një video për të treguar qartë historinë e jetës dhe vdekjes, përmes këtyre statujave që janë të shpërndara kudo.Varrezat "Père Lachaise" është më e madhja në të gjithë qytetin e Parisit, me mbi 1 milion persona të varrosur aty./oranews.tv/