Taylor Swift kërcen "Shake it Off" me fansin 7- vjeçar
Me siguri e mbani mend këtë vogëlush 7-vjeçar, i cili tashmë është bërë i famshëm për kërcimin e tij “Shake It Off”. Ai është Dylan Barnes dhe ka pasion kërcimin, sidomos kënëgën “Shake It Off”, të këngëtares kauntri Taylor Swift.Por një surprizë e këndshme ka ardhur për Dylan, të cilit i ka shkuar për vizitë në shtëpi vetë këngëtarja. Dhe të dy së bashku ata kanë kërcyer hitin e famshëm.Taylor e ka postuar videon me vogëlushin ku shfaqen të dy duke kërycer hitin, në rrjetet sociale, ku shkruan: “Më në fund takova Dylan, 7-vjeçarin e pasionuar për të kërcyer “Shake It Off” në “The Ellen Show”, dhe kjo ndodhi”,- shkruan në Twitter Swift bashkë me një klip.Dylan jeton në Kansas City, ku këngëtarja ndodhet se fundmi për një koncert. E teksa ai fitoi një biletë për të ndjekur turin e saj dhe shpresonte ta takonte në prapaskenë këngëtaren e famshme, Swift u shfaq në shtëpinë e tij.
/Oranews.tv/