Lorik Cana bëhet baba
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2015, 18:19
Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, është bërë baba.Cana dhe bashkëshortja e tij italiane, Monika, kanë lindur një djalë, shkruajnë mediat kosovare.Ky është një lajm i mirë për kapitenin e Shqipërisë i cili është vetëm 2 javë larg ndeshjes së rëndësishme përballë Serbisë në Elbasan Arena, të vlefshme për Euro 2016.Lorik Cana për momentin luan me skuadrën e Nantesit në Francë, pasi u largua nga ekipi i Lacios në Itali.Cana e celebroi martesën e tij me bukuroshen italiane në qytetin e Prishtinës