Ligji për CEZ, PD i drejtohet Kushtetueses, Halimi: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar

Partia Demokratike do të çojë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e arritur mes qeverisë dhe CEZ, e cila u bë për të shmangur arbitrazhin. Deputeti Eduard Halimi deklaroi se dy krerët e mazhorancës po bëjnë gjithçka për të mbyllur mundësitë e hetimit dhe për të fshehur vjedhjen më të madhe të pasurisë së shqiptarëve.Eduard Halimi: Në fillim të javës së ardhshme, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për ta deklaruar si antikushtetues e për ta hedhur poshtë ligjin, pra marrëveshjen për zgjidhjen me mirëkuptim ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë "CEZ, a. S.". Partia Demokratike argumenton qartë në kërkesën e saj se ky akt dëmton interesat financiare të shtetit shqiptar dhe ngarkon me borxh të tmerrshëm çdo qytetar të venditPër më tepër Halimi tha se Partia Demokratike do të kërkojë hetim ndërkombëtar për aferën e CEZ përmes një ligji të vecantë.Eduard Halimi: Partia Demokratike ditën e hënë do të depozitojë në Kuvendin e Shqipërisë projekt-ligjin që bën të mundur hetimin e plotë ndërkombëtar të kësaj afere korruptive.Sipas Partisë Demokratike hetimi ndërkombëtar është e vetmja rrugëzgjidhje , në shërbim të vendit dhe interesave të qytetarëve./Oranews.tv/