Mjegulla në Indonezi, qindra persona vuajnë nga problemet respiratore
Numri i pacientëve të shtruar në spitale po rritet cdo ditë e më shumë për shkak të mjegullës së dendur, të shkaktuar nga zjarret në pyjet e Indonezisë, duke përhapur shqetësime për shëndetin e popullatës përqark shtetit aziatik.Indeksi i ndotjes së ajrit, në provincat qëndrore të Indonezisë, ka arritur në 1897 pikë, sipas Bordit Kombëtar të Katastrofave.Numri i personave që janë shtruar në spitale për shkak të probleme në rrugët e frymëmarrjes ka arritur në 120 mijë. Shumica e pacientëve vuajnë nga infeksionet në rrugët e frymëmarrjes janë fëmijët dhe të moshuarit.Në dhomën e kujdesit për fëmijët, në spitalin “Doris Sylvanus”, mjekët po kontrollojnë dhe ekzaminojnë kraharorin e 5 vjecares Dian Oktavia.“Situata ishte edhe më e rëndë kur vajza ime shkonte ende në shkollë. Pas mbylljes së shkollës, ajo u shtruar menjëherë” tha nëna e 5 vjecares Noor Hasanah, që i qëndron në krah.Por shqetësues është fakti se nuk po rritet vetëm niveli i sëmundjeve në rrugët e frymëmarrjes për shkak të mjegullës dhe pluhurit. Një doktor në këtë spital tha se mjegulla ka ndotur edhe ujin ndërsa ka shkaktuar rritje të numrit të personave që vuajnë nga diareja.“Këtu po rriten ndjeshëm problemet me frymëmarrjen dhe diaren, pasi dhjetëra e qindra raste shënohen cdo ditë. Impakti i menjëhershëm i mjegullës janë infeksionet në rrugën e frymëmarrjes dhe rritja e numrit të personave që vuajnë nga diarreja” tha mjeku Eni Karyani.Tymi i zjarreve, që përfshiu përgjatë të gjithe verës ishujt e Sumatra dhe Kalimantan, kanë shkaktuar një mjegull të dendur e deri të frikshme në pjesën më të madhe të veriut të Indonezisë, përfshirë këtu edhe fqinjët e saj, Singaporin dhe një pjesë të Malajzisë, duke detyruar disa shkolla të mbyllen ndërsa disa kompani fluturimi të anullojnë flurutimet.Në aeroportin më të madh të Indonezisë, dhjetëra fluturime u anulluan.“Po është e vërtet, situata e krijuar ka shkaktuar probleme dhe humbje të mëdha edhe për shumë kompani fluturimesh. E njëjta gjë është për mua dhe shumë të tjerë që na duhet të udhëtojmë” thotë Yudhistira, një indoneziane.Menaxheri i Aeroportit Usman Effendi tha se problemi më i madh është shikueshmëri jo e qartë për të fluturuar.“Për shkak të mjegullës, shikueshmëria nga mëngjesi deri në darkë, është vërtet e pamundur, deri në maksimumi në 400 metra” thotë ai.Përpjekjet e qeverisë për ti dhënë një zgjidhje kësaj situate që vazhdon prej muajsh, kanë dështuar ndërsa tashmë janë ngritur ekipe pune për të koordinuar politikat e duhura e për ta zgjidhur këtë problem, të mbartur ndër vite./Oranews.tv/