Hungari do ngrejë mur të ri, 500 emigrantë të bllokuar në varreza

Hungaria nisi ndërtimin e një tjetër muri kundër emigrantëve. Këtë kerë në kufi me Slloveninë.   Zëdhënësi i qeverisë Zoltan Kovac bëri të ditur lajmin. Për momentin policia dhe ushtarët janë impenjuar për të sistemuar gardhe me gjemba në vendkalimin Tornjisentmiklos-Pince. “Kjo është një masë parandaluese," tha ai Kovaç.Ndërkohë 500 emigrantë po qëndrojnë në një varrezë të Kishës Ortodokse në tokën e askujt mes Serbisë dhe KroacisëPolicia kroate sot bllokoi hyrjen e tyre nga Serbia, pranë Tovarnik, një ndër pikat kufitare kyce të hyrjes së emigrantëve në rrugën e tyre drejt Europës PerëndimoreFluksi i emigrantëve kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani ka shkaktuar tension mes dy shteteve Serbisë dhe Kroacisë, të cilat kritikojnë njëra tjetrën në lidhje me mbylljen e kufijve dhe të trafikut.Kroacia akuzon Serbinë se po i drejton emigrantët drejt kufijve kroatë në vend të orientimit të tyre më në very drejt Hungarisë12042221_10206369315865443_1581722268_n