BE ofron 1 miliard euro për mbajtjen nën kontroll të krizës së emigrantëve

Pas shtatë orësh diskutime dhe debate, në orët e para të së enjtes, udhëheqësit e BE ranë dakord në Bruksel të Belgjikës që të ofrojnë të paktën një miliard euro për fqinjët e Sirisë dhe Kombet e Bashkuara, në mënyrë që të mbajnë nën kontroll krizën e rëndë të refugjatëve që ka përfshirë bllokun europian.Gjithashtu Unioni do të sigurojë fonde për Agjencinë e Refugjatëve të OKB dhe Programin Botëror të Ushqimit.Me prioritet të lartë është edhe ngritja e qendrave të ndalimit në kufijtë e Greqisë dhe Italisë, të cilat sipas asaj që u diskutua në samit, do të ndërtohen brenda këtyre muajve.Në përfundim të samitit rreth orës 01:00 të ditës së sotme, liderët europianë u pajtuan gjithashtu për ngritjen e të ashtuquajturave hotspote, ose qendra regjistrimi, në të cilat do të bëhet e mundur identifikimi i të gjithe atyre që fitojnë të drejtën e azilit dhe e kundërta.Filtrimi i emigrantëve në këto qendra ka për qëllim që të eliminojë fenomenin e azilit ekonomik, ose përjashtimin nga e gjithë atyre që nuk vijnë vendet e konfliktit.BE gjithashtu do të thellojë bashkëpunimin me Libanin, Jordaninë dhe Turqinë, vende te cilat përballen me fluks të madh të emigrantëve nga Siria.Samiti emergjent u zbeh nga mosmarrëveshja në lidhje me zhvendosjen e detyrueshme të 120.000 refugjatëve anembanë bllokut, pavarësisht kundërshtimeve të katër shtetetve lindore evropiane si Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia dhe Rumania.