Italia pritet të miratojë të drejtën e nënshtetësisë për fëmijët e emigrantëve
Komisioni për Çështjet Kushtetuese në Parlamentin italian ka miratuar gjatë orëve të fundit dy amendamentet bazë në reformën e nënshtetësisë italiane për fëmijët e emigrantëve.Forcat politike italiane kanë gjetur më në fund kompromisin e duhur për shqyrtimin javën e ardhshme në dhomën e deputetëve të ligjit të ri mbi të drejtën e nënshtetësisë së emigrantëve të brezit të dytë.Reforma e re e nënshtetësisë parashikon se kanë të drejtën e nënshtetësisë italiane fëmijët e emigrantëve të lindur në Itali apo rezidentë në këtë shtet nëse plotësojnë dy kushtet bazë;1)- Frekuentim i rregullt i sistemit shkollor italian të paktën për 5 vjet2)- Zotërimi nga ana e të paktën një prindi të lejes së rregullt të qëndrimit me afat kohor të gjatë.Këto dy amandamente të cilat ndryshojnë tekstin bazë të ligjit të hartuar nga deputetja e Partisë Demokratike Marilena Fabbri, janë propozuar nga "Qëndra e Re e Djathtë italiane" (NCD) e drejtuar nga Ministri aktual i Brendshëm Angelino Alfano dhe nga forca politike "Zgjedhja Civile" (SC) e ish-kryeministrit Mario Monti.Komisioni i Ligjeve në Parlamentin italian ka aprovuar propozimet e tyre, duke i dhënë kështu dritë jeshile miratimit të ligjit të ri mbi nënshtetësinë, kaq i pritur nga miliona prindër emigrantë që prej vitesh jetojnë e punojnë në Itali.Aktualisht në territorin italian janë më shumë se 1 milion minorenë me kombësi të huaj, bij emigrantësh. Shumica e tyre , 6 në çdo 10 janë fëmijë emigrantësh të lindur në Itali e përgjithësisht përbëjnë rreth 8.8% të numrit të nxënësve në sistemin shkollor italianë.Reagimet pro dhe kundërMenjëherë pas konsensusit të arritur në Komisionin e Ligjeve mbi reformën e nënshtetësisë, kanë ardhur dhe komentet e para të politikës italiane.Deputeti i Partisë Demokratike, Khalid Chaouki, është shprehur "se kjo është një reformë e rëndësishme për të ardhmen e Italisë."Për deputeten e së Majtës Ekologjike Italiane (SEL), Celeste Costatino, "amendamenti mbi zotërimin e një leje qëndrimi me afat kohor të gjatë të paktën nga ana e një prindi, e redukton mjaft këtë ligj, pasi kushtet për t'u pajisur me një leje qëndrimi të tillë afatgjatë janë mjaft kërkuese e shumë herë të pamundura për t'u plotësuar nga standardet ekonomike e sociale të emigrantëve."Mjaft kritike është shprehur e djathta ekstreme italiane "Lidhja e Veriut", e cila dyshon "se ky ligj mund të jetë një Kalë Troje për të rishikuar më pas normat për të drejtën e nënshtetësisë për të huajt maxhorenë."