Bajrami, sot në Miratoc një shqiptar shtron drekë për 1000 emigrantë
Nuk mund te themi se emigrantët, refugjatët nga Siria apo vendet tjera të lindjes janë të vetëm, së paku në diten e Kurban Bjaramit. Agjencia Presheva Jonë raporton se një shqiptar në Miratoc shtroi një «Sofër të Madhe » për rreth 1000 emigrantë.Mirësevini ! Urime dhe me Shendet Kurban Bajrami !” keshtu shkruante ne hyrje të fshatit ne tri gjuhe të botës, në shqip, anglisht dhe arabisht.Emigrantet në shenje mirënjohje për këtë sjellje madheshtore të Kurban Bajramit, falenderuan me fjalët “shukran” dhe në shqip me “Falemnderit!” duke e bërë me duar shqiponjen dykrerëshe, simbolin kombëtar të shqiptarëve!Përzgjedhja e Miratocit nuk është bërë pa qëllim, pasi ky fshat i Preshevës është bërë jo vetëm qendër e emigrantëve por dhe sepse këtu ka lindur foshnja e parë me emrin Presheva edhe se këtu u shfaq bujaria, mikëpritja dhe humanizmi i shqiptarëve përmes policit Rexhep Arifi i cili mbante në krahë një vogëlush sirian.
