Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falën Namazin në kryeqytet
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin. Që në orët e para të mëngjesit qindra besimtarë kanë falur namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Urimet e krerëve të besimit myslimanë kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve. Kurban Bajrami është ditë që lidhet me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim dhe në këtë ditë besimtarët myslimanë flijojnë edhe një kafshë.Besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë Kurban Bajramin. Mëngjesin e së enjtes, në bulevardin e shtruar enkas për këtë ditë, besimtarët kryen ritualin e faljes.Krerët e komunitetit myslimanë dhe të pranishmit përcollën mesazhe urime për sa më shumë paqe dhe vëmendje ndaj të varfërve.“Ne duam të mirën, ne jemi për të mirën dhe sakrifikohemi për të mirin. Të mos mendojmë se ajo çfarë sakrifikohet sot në çdo cep të rruzullit është një kafshë apo mijëra, miliona kafshë. Jo ajo është egoja, mendjamadhësia, arroganca që hesht për mijëra kufoma që dergjen në brigjet e Mesdheut. Kjo është dhimbja e myslimanëve por dhe e çdo qytetari të lirë të botës. Bajrami është shprehje e vëllazërisë, dhembshurisë. Sot Shqipëria, myslimanët dhe përtej saj i kanë treguar botës, së parti kontinentit të vjetër se është e mundur të bashkëjetojmë. Nëse prej një kombi duhet të merret mësim sot falë Zotit, Shqipëria dhe shqiptarët, myslimanët, së pari besimtarët e kanë treguar dhe do ta tregojnë”.Ceremonisë së faljes së namazit në kryeqytet iu bashkua edhe kreu i PDIU-së, njëherësh dhe nënkryetar i Kuvendit Shpëtim Idrizi.“Kjo është një ditë shumë e madhe për gjithë besimtarët myslimanë. Është një ditë e bashkimit,e paqes dhe harmonisë. E ditës që edhe ata kanë edhe ata që nuk kanë do të ulen në sofrën e Kurban Bajramit të gjithë të barabartë dhe kjo është një ndër mirësitë e Zotit. Sot është dita që ne të shohim atë çfarë përcjell kjo festë, të gjithë janë të barabartë pra Zotit”.Kurban Bajrami është ditë që lidhet me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim.Kjo festë ka mbledhur besimtarë nga të gjitha rrethet e vendit.Në Lezhë dhe në Durrës besimtarët pasi i janë drejtuar xhamisë për faljen e Namazit kanë ndarë mesazhe paqeje dhe dashurie me njëri-tjetrin.Në këtë ditë besimtarët myslimanë flijojnë dhe një kafshë si kurban dhe 1/3 e mishit e ndajnë me njerëzit në nevojë.[caption id="attachment_586316" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Besimtaret myslimane ne Tirane[/caption][caption id="attachment_586320" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Besimtaret myslimane ne Tirane[/caption][caption id="attachment_586322" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Besimtaret myslimane ne Tirane[/caption][caption id="attachment_586323" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Besimtaret myslimane ne Tirane[/caption]
/Oranews.tv/