Arrestohet Drejtori i Ujësjellësit, ndërhyri tek pedagogët për provimin e shoferit

Arrestohet Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve në Elbasan për veprat penale korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.Policia ekzekutoi sot urdhër-arrestin e lëshuar nga Gjykata e këtij qyteti me kërkesë të Prokurorisë, duke çuar në “arrest me burg” shtetasin Altin Cenolli.Sipas Prokurorisë, hetimi ndaj tij nisi në bazë të një materiali të referuar nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ku “Cenolli dyshohet për kryerjen e veprimeve abuzive në procesin e rikonstruksionit të rrjetit të ujësjellësit dhe instalimit të matësave të ujit”. 200 euro per provimin e shoferit Gjatë hetimeve të Prokurorisë, pozita e Drejtorit të Ujësjellësit është rënduar edhe më tej, pasi u konstatua se ndërhynte tek pedagogë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” për të dhënë nota kaluese kundrejt pagesave, për studentë.“Gjatë kohës që po kryheshin hetime për çështjen e ujësjellësit, u konstatua gjithashtu se drejtori Cenolli ndërhynte tek pedagogë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” për të dhënë nota kaluese, kundrejt pagesave, për studentë të ndryshëm" thuhet në njoftimin e prokurorise “Në vijim të këtij hetimi, rezultoi se ai bashkëpunonte me shtetasin Gazmend Laloshi (biznesmen), i cili gjithashtu është arrestuar pas vendimit të gjykatës. Bashkë me ta është arrestuar edhe shtetasi Jani Muslli, për “korrupsion aktiv...”, pasi ka paguar për të marrë diplomën universitare. Masat e sigurisë "arrest në burg" janë ekzekutuar gjatë ditës së sotme nga ana e forcave të Policisë së Shtetit”.Policia e Elbasanit sqaron se ne operacioni e koduar  "Diplomat" u bë ekzekutimi i vendimit e Gjykatës për detyrim paraqitje për pedagogët A.Gj dhe R.T. Ndërsa me urdhër të Prokurorisë u ndalua pedagogia Manjola Tavanxhi.Shtetasi Altin Cenolli, dhe Gazmend Laloshi, në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë ndërhyrë tek pedagoget e Universitetit “Aleksander Xhuvani”, Fakulteti i “Ekonomikut” Manjola Tavanxhi,  A.Gj dhe  R.T, për të marrë nota kaluese në disa lendë dhe për të siguruar kredite të mjaftushme për mbrojtjen e diplomes për shtetasin Jani Muslli,   i cili ishte student pranë këtij  fakulteti, duke paguar për cdo provim nga  200  Euro.[caption id="attachment_585034" align="alignnone" width="640"]prokuroria Njoftimi i Prokurorise[/caption]