Basha bën thirrje për mosbindje civile

Partia Demorkatike, ka ashpërsuar gjuhën kundrejt qeverisë.  Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryetari, Lulzim Basha,  për herë të parë  artikuloi  Mosbindjen Civile, si përgjigja e fundit  ndaj kësaj mazhorance që sipas tij e ka zhytur vendin në krim dhe korrupsion“E vetmja gjë normale sot në vend është mospajtimi i qytetarëve me këtë spirale krimi e paligjshmërie që ka hedhur në tokë legjitimitetin e qeverisë. E vetmja gjë normale sot është një reagim i fortë qytetar. Ora ka ardhur. Mosbindja civile po thërret me forcë si e vetmja përgjigje e drejtë nga zullumi dhe krimi qeveritar  ” tha Basha.Ndonëse nuk ka një datë, për fillimin e protestave,  deklaratat politike të opozitës kanë lënë të kuptohet se në platformën e saj parashikohet nisja e një sesioni protestash popullore. Sipas Bashës vendi është zhytur në krim dhe zytarët janë pjesë e krimit. Për kreun e PD në këto kushte, ligji i dekriminalizimit duhet të votohet sa më parë.Lulzim Basha:Inkriminimi dhe padrejtësia shoqërore me këtë akt kanë kaluar ubikonin. Nuk mban më, dhe prandaj revolta po derdhet, dhe shkaktari është kryeqeveritari i standarteve të dyfishta”Kryetari i Partisë Demokratike, atakoi dhe aksionin kundër informaliteti, kur tha se synim të vetëm  mbledhjen e parave që u vodhen në dogana dhe tatime. Për këtë ai kërkoi që edhe sipërmarësit  të bashkohen në protesta.[caption id="attachment_584819" align="alignnone" width="640"]basha Ne foto : Lulzim Basha[/caption]/Oranews.tv/