Përballja Shqipëri- Serbi, lista e tifozëve do të verifikohet nga policia
Lista me emrat e të gjithë tifozëve që kanë blerë biletë për përballjen Shqipëri- Serbi më 8 tetor në "Elbasan Arena" do t'i vihet në dispozicion policisë me qëllim që ajo të këtë mundësi të kryejë verifikimet e nevojshme. Kjo është rënë dakord mes FSHF-së dhe Policisë së shtetit.Siguria gjatë zhvillit të ndeshjes Shqipëri-Serbi mblodhi sot në një takim kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çalo me kreun e FSHF, Armando Duka.Në takim u vendos që një grup nga Polica e Shtetit dhe një grup nga Federata Shqiptare e Futbollit të bëjnë riguanicionin e stadiumit dhe të ambienteve përreth duke përcaktuar në vend edhe masat konkrete për gjithë pikat e paraqitura në planin e masave.Në takim ishte dhe drejtori për Sigurinë Publike Altin Qato dhe Sekretari i FSHF, Ilir Shulku.Do forcohet siguria nga toka e ajriÇako ka theksuar se ndeshja me Portugalinë ishte një test për këtë ndeshje"Policia e Shtetit do të marrë të gjitha masat dhe do të angazhohen të gjithë kapacitetet. Ndeshja me Portugalinë ishte një test për takimin e 8 tetorit me Serbinë. Do të forcojmë masat që të parandalojmë çfarëdo lloj incidenti" mësohet të ketë thënë drejtori i policisë."Masat janë të shumëllojshme , nga toka dhe nga ajëri , por i garantoj që të gjithë tifozët se masat e policisë nuk kanë për qëllim të dëmtojnë apo frenojnë tifozët, por kanë për qëllim vetëm të garantojnë mbarëvajtien e kësaj ndeshje duke i ardhur në ndihmë skuadrës tonë kombëtare" është shprehur ai informon zyra e shtypit e policisë.Njëkohësisht z.Duka ,ka vlerësuar masat që policia kishte marrë në ndeshjen me Portugalinë duke shprehur dakortësinë për forcimin e mëtejshëm të këtyre masave , gjithmonë në funksion të mbarëvajties së ndeshjes .
/Oranews.tv/