Ja cila do të jetë skema e qarkullimit sot në ditën pa makina
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore ka njoftuar të gjithë qytetarët, institucionet shtetërore, subjektet private që përdorim mjete rrugore se nesër (22 Shtator) qarkullimi i automjeteve përreth sheshit Skendërbej do të ketë kufizime• Ndalohet qarkullimi i mjeteve në Sheshin Skënderbej më datë 22 shtator .• Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet i drejtuar si më poshtë:- Te kryqëzimi i rrugës “Ded Gjo Luli” me bulevardin “Zog i I”, drejtim i detyruar djathtas.- Rruga “Ded Gjo Luli”, me një sens lëvizjeje me drejtim nga bulevardi “Zog i I” deri në rrugën e “Durrësit”.- Në kryqëzimin e rrugës “Ded Gjo Luli” me rrugën “Durrësit”, drejtim i detyruar drejt djathtas.- Në kryqëzimin e rrugës “Durrësit” me rrugën “Ded Gjo Luli”, drejtim i detyruar djathtas.- Në kryqëzimin e rrugës “Kavajës” me rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, drejtim i detyruar djathtas.- Në kryqëzimin e rrugës “Luigj Gurakuqi” me rrugën “George Ë Bush”, drejtim i detyruar djathtas.- Ura që lidh bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me bulevardin “Bajram Curri” dhe “Zhan D’Ark”, lëvizja e mjeteve nga sheshi Nënë Tereza – Ura e madhe do të jetë me drejtim majtas.- Në kryqëzimi i rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.Mjetet e transportit publik - Ndërkohë Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore njofton se Mjetet e transportit publik me drejtim sheshin Skënderbej nga rruga e Dibrës do të devijohen në rrugën Urani Pano.Mjetet e transportit publik me drejtim sheshin Skënderbej nga rruga e Kavajës dhe Durrësit do të devijohen në rrugën Ibrahim Rugova.Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin në zbatimin e kësaj urdhërese.