Refugjatët sirianë, Peleshi: Shqipëria mund të jetë vend tranzit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2015, 17:08
Shqipëria nuk mori përsipër shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë por do të hapë dyert për refugjatët e saj, qoftë edhe si vend tranzit, në rast se do t'i kërkohet.Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, konfirmoi se qeveria shqiptare po përgatitet për të përballuar krizën e emigrantëve, por ende nuk ka negociata zyrtare nga partnerë të huajNiko Peleshi: Vendet fqinje janë vende tranziti, ne nuk jemi as vend pritës, as vend tranziti. Mund të jemi në të ardhmen në varësi të konjukturës një vend tranziti, por jo vend pritës.Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se qeveria shqiptare po dakordësohet me BE për të strehuar 75 mijë emigrantë./Oranews.tv/