Kolonjë, asgjësohen 3547 bimë narkotike, të kultivuara në 5 parcela

Policia e Korcës ka asgjesuar 3547  bimë narkotike, të kultivuara në 5 parcela. Po ashtu në vijim të këtij operacion në  një  ambjent të veçantë,  që shërbente për tharjen e tyre, u  gjetën e sekuestruan  edhe 32 kg  e 320 gr bimë të thara, të dyshuara  narkotike “Cannabis Sattiva”.Bimët narkotike u asgjësuan në vend, me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale.Grupi  hetimor po vazhdon punën, për identifikimin  dhe kapjen e  autorëve të implikuar në  veprat  penale “Prodhimi e shitja e narkotikëve” e “Kultivimi  i bimëve  narkotike”  të parashikuara nga  nenet 283 dhe  284  të  Kodit Penal.Materialet  i  kaluan  Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor  Korçë, për veprime të  mëtejshme.Picture 304 Picture 314 Picture 298 Picture 292 Picture 297