Ish të përndjekurit protestojnë kundër bunkerit, përplasen edhe me policinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2015, 18:26
Ish të përndjekurit politikë zhvilluan protestën e dytë përpara Ministrisë së Brendshme kundër bunkerit të vendosur pranë këtij institucioni e ideuar si vepër arti nga qeveria.Protesta u shoqerua me momente tensioni.Me thirrjet "Liri Demokraci" dhe "Poshtë Komunizmit" protestuesit kërkuan largimin e qeverisë, duke theksuar se nëpërmjet ndërtimit të këtij bunkeri po sillen simbolet e komunizmit.Të pranishëm në këtë protestë ishin edhe eksponentë dhe deputetë të PD.Ish- të burgosruti politikë e mbyllën protestën duke paralajmëruar se do të futen në grevë urie. Forca të shumta të policisë mbikqyrën protestën e ish- të burgosurve, ndërsa në gatishmëri ishin edhe efektivë të RENEAS.
