Frika e ikjes për azil përmes Greqisë, shtohen kontrollet në Kapshticë
Frika se shqiptarët mund të kalojnë tranzit përmes Greqisë për të kërkuar azil në vendet e BE ka detyruar autoritet shqiptare të shtojnë kontrollet në pikat e kalimit kufitar me shtetin Helen.Kjo ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh.Qytetarët shqiptarë thanë për Ora News se kanë qënduar deri në 4 orë në pritjeQytetar: Hera e tretë që tentojmë për të kaluar në Greqi. Na kërkojnë garanci. S’na lënë këta tanët, le ata tjerët pastaj.Qytetar tjetër: Na kthyen tre herë, pala jonë shqiptare. Disa pa garanci, disa me garanci. Disa madje kaluan me lekë, i japin lekë doganierëve e kalojnë.Qytetar tjetër: Ka shumë trafik, nuk e dimë kur do kalojnëAutoritetet u kanë kërkuar edhe nje garanci prej me shume se 500 euro me vete.Kjo situate jo normale qe nuk ishte parë prej kohësh ne Kapshtice, eshte shoqeruar edhe me kthime te shumta te shtetasve shqiptare nga pala greke.
/Oranews.tv/