Ashpërsimi i masave, përfaqësues të mazhorancës kundër draftit të qeverisë
Edhe përfaqësues të mazhorancës rreshtohen në krahun e atyre që kundërshtojnë ashpërsimin e penaliteteve ndaj bizneseve në kuadër të luftës kundër informalitetit.Gjovalin Kadeli, deputet i LSI-së dhe Andrea Marto i PS-së, ngritën disa shqetësime serioze bazuar në shifra.Andrea Marto: “Pse të mos mendoj unë që kjo administratë do ketë tani po them thjeshtë gjoba më të larta, s’do jetë më një administratë që do jetë më e korruptuar?Gjovalin Kadeli: : “Kështu do mendoj që tendenca për të rritur gjobat nuk do t’i sjellë ndonjë të mirë as ekonomisë shqiptare”.Përtej argumentave të deputetëve të majtë, ish-ministri demokrat i Financave, Ridvan Bode, e përkufizoi gjithçka me një show.Ridvan Bode: “Tani gjithë kjo paketë që propozohet këtu ka të bëjë vetëm me rritjen e represionit, e masave ndëshkuese mbi qytetarët e biznesit. Ka një lidhje shumë të qartë midis barrierave që vendosen për të hyrë në treg”.Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi se forcimi i ndëshkimeve është i domosdoshëm.Shkëlqim Cani: “Nëse nuk janë shoqëruar me dokument marrin gjobë në masën e 10 mln lekëve, konfiskohet e gjithë sasia e mallit që mbahet në ruajtje, përdoret apo transportohet”.Ndryshimet në projektligjin për procedurat tatimore u miratuan në parim vetëm me votat e mazhorancës/Oranews.tv/