Tregu i kasave, Konfindustria: Financat s'shpjeguan pse nuk licensojnë operatorë të rinj
Konfindustria ashperson tonet ndaj Ministrisë së Financave në lidhje me tregun e kasave fiskale. Me anë të një njoftimi për shtyp biznesi shpreh keqardhjen per permbajtjen e pergjigjes te Ministrise se Financave lidhur me problematiken dhe kerkesen per liberalizimin e tregut te kasave fiskale nga gjendja qartesisht oligopol. Duke marrë shkas nga kjo situatë Konfindustria kërkon mirekuptimin nga ana e Ministrise se Financave, qe paraqitjen e shqetesimeve dhe kerkesave te mesiperme, ti vleresoje si sherbim ne permbushjen e qellimit te perbashket.Në njoftim shpjegohet se në përgjigjen e ministrisë nuk kishte asnjë shpjegim për kërkesën e bërë për heqjen e kufizimeve ligjore të liçensimit të cilat pengojnë hyrjen në treg të operatorëve të rinj.Gjithashtu Konfindustria ngre si shqetësim faktin se nuk është dhënë asnjë zgjidhje as për per qartesimin e marredhenieve dhe pergjegjesive ligjore ndermjet: bizneseve, kompanive te licensuara dhe institucioneve fiskale ne rastet e difekteve teknike te kasave dhe penaliteteve perkatese.Pas ngritjes së shqetësimeve nga biznesi rreth një javë më parë ministria e finanacve ka hedhur poshtë çdo ptretendim se tregu I shitjes së kasave është monopol./Oranews.tv/