Tsipras bën betimin e dytë brenda 7 muajve si kryeministër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2015, 20:39
Aleksis Tsipras betohet për herë të dytë brenda 7-muajve si Kryeministër i Greqisë. Pasi mori 35.5% të votave, ai nxitoi që të formonte qeverinë e tij të re. Mazhoranca u formua pas rinovimit të koalicionit midis Syriza-s dhe Partisë së Grekeve të Pavarur.Menjëherë pas fitores, drejt tij vërshuan mesazhe edhe nga liderët e BE-së. Shumë prej tyre u shprehën se shpresonin që Greqia të respektojë marrëveshjen e firmosur një muaj më parë.Kujtojmë që Syriza mundi në këtë garë rivalët e partisë konservatore, Demokracia e Re, të cilët arritën që të bëjnë për vete 28.1% të elektoratit helen.