Donald Lu takon Ramën e Tahirin në kryeministri, më pas Nishanin e Metën
Ditë e ngjeshur takimesh kjo paraditja e sotme për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zoti Donald Lu po zhvillon takime të veçanta me krerët më të lartë të shtetit.Fillimisht u mësua për një takim të ambasadorit me kryeministrin Edi Rama në kryeministri, ku i pranishëm ka qenë dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.Më pas në 10: 50 u mësua dhe për një takim në presidencë me presidentin Bujar Nishani.Ndërkohë prej orës 13:30, Ambasadori Lu po zhvillon një takim me kreun e Kyvendit, Ilir Meta.Ende nuk ka një njoftim zyrtar rreth këtyre takimeve.Reforma në drejtësi dhe Donald Lu - Prej ditësh ambasadori i SHBA-së ka qenë tepër aktiv. Pak ditëa më parë zhvilloi takime të veçanta me kryetarin e Opozitës Lulzim Basha por dhe me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në ministrinë e këtij të fundit. Gjithashtu aktivitete publike të ditëve të fundit përcolli apelin për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi, luftës së krimit të organizuar dhe korrupsionit.Në aktivitetin ku u prezantuan rezultatet e luftës kundër kultivimit të kanabisit, ambasadori i SHBA-së konfirmoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në krah të Shqipërisë për luftën kundër drogës, krimit dhe korrupsionit.Një prokuror federal nga SHBA do të vijë në Shqipëri për të punuar me njësinë antikorrupsion. Gjithashtu dhe një agjent i FBI-së pritet të mbërrijë këtë javë.Gjithashtu Donald Lu deklaroi se ekspertët do mbështesin dhe rihartimin e ligjit për byronë e hetimit dhe reformën në gjyqësorNdërkohë po atë aktivitet kryeministri Edi Rama iu kundërvu shumë ashpër deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu që bënte njësoj fajtor si qeverinë ashtu edhe opozitën për situatën e krimit në vend. Duke folur në takimin masiv në Pallatin e Kongreseve (16 shtator 2015) të thirrur enkas për të prezantuar arritjet e luftës kundër drogës, shefi i qeverisë tha se ndjehej i neveritur nga kjo modë.Rama ne SHBA- Kryeministri Rama pritet të zhvillojë një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë të enjten, shefi i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në ‘World Leadership Forum’, në New York, një event i organizuar nga Shoqata për Politikë të Jashtme.Ndërsa të premten, më 25 shtator, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila këtë vit do të jetë e përqendruar në çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm.Gjithashtu, Rama pritet të marrë pjesë në eventin “Impakti i së ardhmës” që do të organizohet në datat 26-29 shtator në New York nga “Fondacioni Klinton”.Kryeministri Rama do të jetë njëri prej 1000 pjesmarrësve që vijnë nga bota e biznesit, politikës apo shoqërisë civile./Oranews.tv.